Bonucci padit Juventusin,ja kërkesa e tij

Leonardo Bonucci ka vendosur të marrë masa ligjore ndaj Juventusit . Vendimi erdhi nga përjashtimi i tij nga skuadra italiane, gjë që e shtyu të bashkohej me Union Berlinin.
Avokatët e futbollistit, Antonio Conte dhe Gabriele Zuccheretti, janë gati të nisin procedurën ligjore që konsiston në kompensimin e dëmeve për shkak të mungesës së kushteve adekuate të stërvitjes dhe dëmtimit të imazhit.
Çdo shumë që Bonucci do të mbledhë nga procedurat do t’i dhurohet tërësisht Neuroland , një shoqatë që mbështet familjet e fëmijëve të shtruar në spital në departamentin e neurokirurgjisë pediatrike të Spitalit të Fëmijëve Regina Margherita në Torino.
Për Bonuçin është çështje parimore dhe jo një luftë personale kundër Juventusit. Mbrojtësi pretendon se u gjend përballë situatave anormale për një profesionist pas përjashtimit të tij nga skuadra./Indeksonline/