Bonuccin nuk e mbajnë nervat pas golit të Sanchez në minutën e 120-të, kush ishte personi me të cilin bëri sherr

Leonardo Bonucci ndoqi nga pankina finalen e Superkupës së Italisë dhe u ngrit vetëm në sekondat e fundit për të zbritur në fushë, pasi Allegri i beson saktësisë së tij nga pika e penalltisë, por Sanchez prishi planet e bardhezinjve, duke shënuar dhe vulosur fatin e ndeshjes në fundin e shtesës.
Mbrojtësi veteran i Juventusit ishte prej disa sekondash pranë gjyqtarit të katërt, në pritje të ndërprerjes së lojës, që të hynte në fushë, por ndeshja u ndal njëherë e mirë në minutën e 120-ë, kur Sanchez dërgoi topin në rrjetë.
Kaq mjaftoi që në “San Siro” të shpërthejë festa zikaltër, ndërsa Bonucci u kap nga kamerat teksa nisi një sherr të ashpër me Cristiano Mozzillo, sekretar i klubit të Interit, i cili ndodhej aty pranë kur Sanchez shënoi golin.
Nuk dihen ende shkaqet e sherrit mes Bonuccit dhe Mozzillos, megjithatë pamjet bënë shpejt xhiron e botës dhe Bonucci mund të marrë edhe ndëshkim për atë reagim aspak sportiv.
Bonucci : I’m coming on to take a penalty fellas
— 💙🏆✰ Rყαɳ ✰🏆🖤19Scudetto (@RyanIcardi99) January 12, 2022
Alexis Sanchez : NAH YOU’RE NOT 🤣 pic.twitter.com/4JfMUyWo5L