75 Mall Live Search
13:41 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bonus i majëm, Prishtina ofron kaq para për lojtarët nëse e kalojnë sot raundin

Prishtina sot përballet me skuadrën nga Gjibraltari, St Joseph në kualifikimet preliminare në Europa League.

Presidenti i klubit ka njoftuar në drekë futbollistët se ka ofruar 50 mijë euro për ekipin në rast se e kalojnë sot raundin.

Në rast kualifikimi, Prishtina në “Fadil Vokrri” do të sjellë legjendën e futbollit botëror, Stiven Gerrard me skuadrën e tij, Glasgow Rangers në raundin tjetër kualifikues të Europa League./Indeksonline/