75 Mall Live Search
12:30 / E Martë, 27 Maj 2025 / AR

Bora, bukuri dhe qetësi në një foto

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani, ka publikuar një imazh që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

E shtrirë mbi barin e gjelbër me pamje nga deti dhe e veshur me një këmishë rozë të hapur, Bora duket në harmoni të plotë me natyrën, shkruan Indeksonline.

Pamja relaksuese, drita natyrale dhe thjeshtësia e saj kanë bërë që fansat të reagojnë menjëherë me komente pozitive dhe komplimente për bukurinë e saj natyrale.

Me këtë postim, Bora jo vetëm që përcjell elegancë dhe stil, por edhe një mesazh të qartë për pushim, reflektim dhe lidhje me natyrën./Indeksonline/