75 Mall Live Search
08:46 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Bora deri “në gjunjë”, në këtë pjesë të Kosovës

Fshati Bajgorë i Mitrovicës është mbuluar mbrëmë me borë.

Madje, raportohet se rrugët e këtij vendi rural janë bllokuar si pasojë e reshjeve të mëdha të borës.

Ndryshe, sinoptikanët kanë paralajmëruar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje shiu, ndërsa në viset malore parashihet të bie shi me bore, transmeton Indeksonline

Sipas tyre, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

foto, jepi zë