10:36 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / B O

Bora dhe acari në SHBA, shkon në 34 numri i viktimave

Ka shkuar në 34 numri i personave që kanë humbur jetën nga i ftohti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumica e viktimave janë regjistruar në Teksas ku i ftohti polar, bora dhe tornadot kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike.

Në Teksas, më shumë se 250.000 familje mbetën pa energji, ndërsa më shumë se 240.000 të tjerë u përballën me ndërprerje të energjisë në Luiziana dhe Misisipi (në jug).

Mediat e huaja njoftojnë se probleme të tjera për shkak të motit të keq ka qenë dhe problemi i furnizimit me ujë për shkak të ngrirjes së tubacioneve brenda banesave.

Gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Liz Sergund-Randall, këshilltare e presidentit Joe Biden, për sigurinë kombëtare ka thënë se autoritetet po punojnë për normalizimin e situatës dhe do të merren masa që të mos ketë më probleme me furnizimin me energji elektrike.

Ndërkohë acari ka sjell probleme edhe në procesin e vaksinimit të qytetarëve veçanërisht në Luiziana dhe New York.