75 Mall Live Search
11:34 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 / H F

Bora dhe akulli “shkurtojnë” rrugën e një kamioni në Badoc

Një kamion në fshatin Badoc ka përfunduar jashtë rruge, kjo si pasojë e kushteve atmosferike.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, rruga e mbuluar nga bora dhe akulli ka vështirësuar qarkullimin, duke çuar në këtë incident.

Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për të lënduar, por aksidenti ka shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve në këtë segment rrugor.

 Policia dhe ekipet e emergjencës pritet të ndërhyjnë për të larguar automjetin nga vendi i ngjarjes dhe për të normalizuar qarkullimin.

Nga ana tjetër edhe shoferët këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike.