23:26 / E Premte, 01 Prill 2022 / MSH

Bora dhe Olsa tregojnë për momentin më të vështirë në “Për’puthen”

Bora Zemani dhe Olsa Muhameti, teksa kanë komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ëndërrtjerrësit” rreth programit të dashurisë janë shprehur se momenti më i vështirë në “Për’puthen” ka qenë kur Andi dhe Tea duhej të dilnin çift nga emisioni por në atë moment dolën në rrjet fotot e Beartit me Tean.

“U detyruam të nxirnim një lajmërim në rrjete sociale dhe të thonim që ajo çështje do të dikutohej të hënen e ardhshme”.

“Mendoj se edhe Bora është dakord me mua sepse momenti më i vështirë në ‘Përputhen’ ka qenë Andi, ku shohim në rrjet që kishin shpërthyer fotot të Teas dhe Beartit dhe në transmetim duhej të ishte takimi i Teas dhe Andit. Por nga kjo gjë doli edhe diçka e mirë sepse sot Andi dhe Melisa janë akoma çift” ka thënë producentja Olsa.