75 Mall Live Search
11:45 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bora e bën të bukur Prishtinën e pazbukuruar

Pavarësisht se jemi në gjysmën e dhjetorit, sheshet e Prishtinës nuk janë dekoruar ende. Por edhe pse kjo gjë nuk u bë, bora e cila po bie sot i ka dhënë një hijeshi shumë më të mirë kryeqytetit.

Fotografi i Indeksonline ka realizuar disa fotografi të bukura në këto sheshe të Prishtinës, ku mbi të gjitha falë borës po mbizotëron pastërtia.

Duhet përkujtuar që kjo javë parashihet të jetë e ftohtë dhe me reshje të vazhdueshme të borës./Indeksonline/