75 Mall Live Search
08:11 / E Premte, 03 Tetor 2025 / P M

Bora e hershme në kryeqytet, rrëzohet një lis pranë objektit të RTK-së


Një lis është rrëzuar sot pranë objektit të Radiotelevizionit të Kosovës, (RTK), ku dyshohet se ka zënë një lokal.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë siguruar perimetrin. Nuk raportohet për të lënduar.

Ky nuk është rasti i vetëm, edhe disa ditë më parë, në të njëjtin vend ishte rrëzuar një tjetër lis, i cili kishte shkaktuar dëme materiale pasi kishte rënë mbi një veturë.