75 Mall Live Search
07:38 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / OSH

Bora e marsit e zë në befasi shtetin, kjo është gjendja e autostradës “Ibrahim Rugova”

Moti me borë në mëngjesin e së mërkurës duket se ka zënë në befasi shtetin e Kosovës , shkruan IndeksOnline.

Kjo pasi që, gjendja në autostradën “Ibrahim Rugova” është vështirë e kalueshme për shkak të borës.

E siç duket kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve ende nuk kanë dal në terren.

Në disa fotografi që kanë dërguar lexuesit në adresë të IndeksOnline shihet se rruga është mbuluar tërësisht me borë.

Kujtojmë se Policia e Kosovës apelon vazhdimisht për kujdes të shtuar në komunikacion, sidomos gjatë motit të ligë./IndeksOnline/