75 Mall Live Search
10:57 / E Hënë, 04 Tetor 2021 / AR

Bora e mohoi, por Atdheu tregon qartazi që “çmendet” pas saj

Bora vazhdimisht e mohon me statuse në rrjete sociale apo në intervista se nuk ka asgjë mes saj dhe Atdheut, por ndryshe vepron ky i fundit.

Ish- konkurrenti i “Për’Puthen” ka publikuar një video në Instastory ku ka shkruar: “Ku je oj nuse?”. Kaq është dashur dhe ndjekësit menjëherë kanë nisur të shkruajnë për Borën.

“Nusja perfekte për ty është vetëm (ka fshirë emrin) shkoni shumë si çift”, i shkruan një ndjekës Atdheut dhe ai e pranon haptazi që është Bora vajza që dashuron.

“Eh jetë e padrejtë”, ia kthen Atdheu dhe ndonëse ndjekësi ka fshirë emrin, me story-n e radhës përshkrimi i vajzës duket i njohur.

“Presim një dasëm të bukur me një nuse shqiptare me flok të zeza simpatike e artikuluar e gjatë e hollë do shkonit shum po shum ca do mo ti nga jeta”, vazhdojnë mesazhet.

“Qenke rob Zoti ti moj”, përgjigjet Atdheu

“Jam single. Nuk na del koha për vete. Edhe në këtë periudhë çuni është në një moshë delikate, do përkushtim, dhe unë jam e angazhuar për shumë punë. Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha tjetër e mbetur është për Arborin dhe s’ke kohë për gjë tjetër. Nuk më mungon me thënë të drejtën se po të doja e kisha gjetur”, tha Bora.