09:44 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Bora e parë mbulon viset malore (Foto)

Temperaturat e ulëta kanë kapluar vendin dhe regjionin.

E me këto temperatura ka ardhur edhe bora e parë, e cila ka qenë më e pakët nëpër qytete, mirëpo ka mbuluar viset malore.

Në malet e Rugovës, Bogë, ka pasur reshje më të mëdha kështu bora ka arritur në disa centimetra.

Gjithashtu bora ka mbuluar edhe Malësinë e Sharit në Tetovë.

Edhe në Dragash mëngjesi i së shtunës ka nisur plot borë.