08:57 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / C E

Bora e parë, nga komuna e Prishtinës thonë se janë pastruar gjitha rrugët

Mbrëmë vendi u përfshi nga reshjet e borës.

Nga Komuna e Prishtinës thonë se ekipet janë duke pastruar rrugët dhe po hedhin kripë e rërë sipas nevojës në mënyrë që rrugët jenë të kalueshme.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike e Prishtinës, Medina Braha, ka shkruar se ekipet e komunës janë gjatë gjithë kohës në gatishmëri për intervenimet e nevojshme.

“Bora e parë për këtë vit ra mbrëmë. Ekipet tona kanë pastruar dhe hedhur kripë e rërë sipas nevojës në pjesët rurale dhe urbane ashtu që rrugët të mos jenë të pakalueshme. Ato janë tërë kohën në gatishmëri për intervenimet e nevojshme”, ka shkruar Braha.