Bora e sotme befasi për shtetin, bllokohet rruga “Muharrem Fejza”

Bora e mëngjesit të sotëm duket se e ka zënë në befasi shtetin. Shumë rrugë janë të bllokuara, me çrast po shkaktohen kolona të gjata të automjeteve.
Indeksonline ka siguruara pamje të rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku shohim rrugët e mbuluara me borë.

Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve ende nuk kanë dalë në terren.

