08:03 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Bora i zë pa “përgatitë” edhe në muajin shkurt, rrugët përplot borë në Prishtinë (Foto)

Rrugët e Prishtinës janë të mbuluara nga bora. Përpos rrugës ‘Enver Maloku’ e cila duket të jetë pastruar dhe më e hapur rrugët e tjera janë pothuajse tërësisht të mbuluara.

Disa fotografi të dërguara në Indeksonline tregojnë mjaft mirë gjendjen e rrugëve në disa pjesë të Prishtinës, madje borë e madhe në rrugë vërehet edhe në pjesën e ‘Matiçanit’ e cila edhe mbrëmë ishte pothuajse e ngjashme.

Reshjet e borës janë duke vazhduar teksa edhe pse shënon ora 8 e mëngjesit, rrugët e Prishtinës ende të pa pastërta nga bora./Indeksonline/