75 Mall Live Search
19:47 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Bora ia pamundëson Haradinajt aterimin në Prishtinë (Foto)

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike kryeministri Ramush Haradinaj dhe ekipi i tij nuk ka mundur të aterojë sot pasdite në Prishtinë.

Fluturimi W67792 i WizzAir, i paraparë të ateroj në ora 18:20 në aeroport, nuk ka mundur të ulet në pistë.

Se një fluturim nuk ka ateruar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e AP, Valentina Gara.

Ajo ka thënë se ky fluturim është divertuar për në Sofje të Bullgarisë, për shkak të kushteve atmosferike.

Përveç fluturimit që erdhi nga Londra, në aeroport nuk ateroi as një aeroplan që erdhi nga Frankfurti i Gjermanisë.

Indeksonline mëson se në këtë avion ndodhej kryeministri i Kosovës me ekipin e tij, me të cilin po vinin nga Londra, pas pjesëmarrjes në takimin e BERZH-it, me kryeministrat e rajonit./Indeksonline/