75 Mall Live Search
19:14 / E Enjte, 28 Mars 2024 / Gj. Sh

Bora inkuadrohet në Superligë

Bora është shpallur kampion i Ligës së Parë për meshkuj dhe edicionin e ri do të garojë në Superligë.

Prishtinasit edhe në finalen e dytë të “Play-off”-it kanë mundur New Basket, kësaj radhe me shifrat 71:97 (17:19, 23:30, 11:25, 20:23).

Çereku i parë ishte i barabartë, duke përfunduar me dy pikë epërsi nga mysafirët, që ishin më të mirë në periudhën e dytë e të tretë, derisa në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë dhe fituan 71:97.

New Basket do të luajë në “Play-out” me Proton Cable Prizrenin, për një vend në elitën e basketbollit.

Çmimi MVP i ka takuar Tyus Jefferson, i cili finalen e mbylli me 26 pikë, 14 kërcime e gjashtë asistime.

Bora përfundoi edicionin pa asnjë humbje, duke fituar edhe Kupën e Kosovës.