Bora krijon vështirësi në qarkullim, krijohen kolona të mëdha në Prishtinë
Si çdo ditë pune, kryeqyteti po bllokohet nga fluksi i madh i veturave.
Edhe mbrëmjen e sotme në Prishtinë janë krijuar kolona të gjatë gjithandej vendit.
Kësaj po i ndihmon edhe reshjet e dendura të borës, duke bërë që të bllokohen shumica e rrugëve të Prishtinës.
Një lexues i Indeksonline ka dërguar pamje nga lagjja Dragodan ku shihet se rruga është e bllokuar sidomos në njërën korsi. I njëjti thotë se këto kolona janë gjithandej rrugëve të Prishtinës.
Ndryshe, duhet cekur se rrugët janë të kalueshme dhe për këtë ka njoftuar edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se po punohet pa ndërprerje për t’u pastruar rrugët./Indeksonline/