75 Mall Live Search
21:23 / E Premte, 18 Prill 2025 / Gj. Sh

Bora mbetet në Superligën e Kosovës edhe për një sezon, fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj KEK-ut

Bora do të jetë pjesë e ProCredit Superligës për edicionin e ardhshëm.

Edhe në ndeshjen e dytë të “Play-out”-it, fituan ndaj KEKU, kësaj radhe me shifrat 96:80 (26:14, 21:18, 32:22, 19:24).

Duelin e parë e fituan 73:109.

Prishtinasit pas dy ndeshjeve ishin më të mirë se ‘Elektricistët’ dhe kështu do të jenë pjesë e elitës për edicionin e ardhshëm.

Kujtojmë se ky ishte debutimi i Borës në elitë, duke u renditur në vendin e shtatë, ndërkohë, që KEKU ishte finalist i Ligës së Parë të meshkujve, e po ashtu edhe finalist në Kupën e Kosovës.

Nga Liga e Parë e Meshkujve ka hyrë Grapeland.