00:50 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / C E

Bora mbulon Kosovën, pamje mahnitëse nga Prishtina

Në orët e vona të mbrëmjes kanë filluar reshjet e Borës në qytetin e Prishtinës.

Rrugët dhe sheshet e heshtura në këtë kohë janë zbukuruar edhe më shumë nga fjollat e borës, shkruan InderksOnline.

Sheshi kryesor i Prishtinës ka marrë pamje tjetër me flamuj dhe me zbukurimet që kanë filluar të bëhen për fundvit.

Më poshtë iu lëmë me pamje pa koment të realizuara nga Indeksonline. /IndeksOnline/