Bora mbulon Luzernin, vetura mbesin të bllokuara në tunel

Borë e madhe ka rënë në qytetin e Luzernit. Kjo ka bërë që shumë rrugë të bllokohen nga reshjet e mëdha të borës.
Në redaksinë e Indeksonline kanë ardhur video e foto ku shihet se si veturat janë blllokuar edhe në tunel për gati 3 orë për shkak të reshjeve të shumta të borës.
Përdalim nga Luzerni në Kosovë mbrëmë filluan reshjet e para të borës mirëpo jo në sasi të madhe./Indekesonline/