75 Mall Live Search
22:13 / E Shtunë, 26 Dhjetor 2020 / OSH

Bora mbulon Suharekën, komuna dhe kryetari në terren për të liruar rrugët

Me të rënë bora e parë në Suharekë, kryetari i komunës, Bali Muharremaj ka dalë në terren për të parë nga afër pastrimin e rrugëve në fshatra.

Muharremaj përmes një video-live ka njoftuar se pastrimi i rrugëve po bëhet në fshatrat Budakovë, Griqevc, Javor, Luzhincë, Maqitev dhe Dolloci.

“Në Budakovë dhe fshatra tjera po vazhdon pastrimi i rrugëve nga bora. ✅

24 në shërbim të qytetarëve…?”, shkroi ai./IndeksOnline/