14:03 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Bora mbulon vendin tonë, pamje mahnitëse nga një fermë me drerë, në Vushtrri

Bora e parë ka mbuluar sot një pjesë të madhe të Kosovës.

Ndonëse temperaturat kanë rënë në minus, bora ka sjellë pamje mahnitëse në disa fshatra të vendit tonë.

Kështu edhe në një fshat të Vushtrrisë, saktësisht në fshatin Kunikov në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen pamje magjepëse nga një fermë me drerë.

Atmosfera e krijuar nga bora e parë po i jep shpirt dhe frymë edhe më shumë festave të fundvitit./Indeksonline/