75 Mall Live Search
19:06 / E Shtunë, 22 Nëntor 2025 / B XH

Bora mbulon veriun e Shqipërisë, vështirësohet qarkullimi

Reshjet e shiut i lënë vendin reshjeve të dëborës në zonat malore në qarkun e Shkodrës.

Në rrugën qafë Thore-Theth kanë nisur reshjet e borës me intensitet mesatar ndërsa këshillohet kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve.

Edhe në pikën turistike të Razmës kanë nisur reshjet e dëborës ndonëse me intensitet të ulët.

Deri më tani nuk raportohet për problematika në qarkullimin e automjeteve.