75 Mall Live Search
00:22 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bora në Prishtinë, shembull kaq i mirë se si duhet të mirëmbahen rrugët!

Reshjet e mëdha të borës kanë bërë që menjëherë të vihen në lëvizje autoritetet përgjegjëse, në mënyrë që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme.

Kësisoji, të gatshme janë treguar edhe kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës, derisa janë kujdesur  që të gjitha rrugët të pastrohen nga bora, shkruan Indeksonline.

Në një video të realizuar pak më parë, nga Prishtina që shpie tek QMI shihen kamionë të ndryshëm duke larguar borën nga rrugët.

Padyshim, puna e tyre është për çdo lëvdatë dhe një shembull kaq i mirë! /Indeksonline/