75 Mall Live Search
22:29 / E Premte, 31 Dhjetor 2021 / C E

Bora nuk përmbahet dhe bërtet: Moj goca e kuptoni logjikën e programit? Ja momentet e patransmetuara nga “Për’puthen”

Ndryshe nga ditët e tjera në puntatën e sotme të “Për’puthen” janë transmetuar urimet e konkurrentëve për Vitin e Ri si dhe janë shfaqur momente të patransmetuara nga programi.

Në disa prej episodeve përfshihet edhe moderatorja Bora Zemani që shpesh herë e kemi parë duke bërtitur teksa përpiqet të mbajë nën kontroll situatën mes konkurrentëve që debatojnë me njëri-tjetrin.

Bora shfaqet në një moment duke bërtitur: “Moj goca, e kuptoni logjikën e këtij programi, si mund të flisni ju të dyja e ata të dy paralel? Shihni moj çfarë bëhet.”

Këtë moment moderatorja e diskuton në studio edhe me opinionistin Arjan Konomi.

Bora: Mua se si më duket të më shohin njerëzit kështu por janë momente që i shijojmë dhe i marrim me sportivitet.

Arjani: Gjatë regjistrimit të emisionit ndodhin herë situata herë qesharake e herë paradoksale që ne na krijojnë dhe na bëjnë humor.