14:13 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bora, policia apelon për kujdes

Policia e Kosovës përmes një apeli ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që t’u përshtaten kushteve të reja në rrugë që erdhën pas ndryshmit të motit në vend.

“Apel për kujdes gjatë qarkullimit! Policia e Kosovës apelon për të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të reshjeve atmosferike – borës”, thuhet në apel.

Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.