14:18 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / MSH

Bora pozon me dhuratën e Donaldit

Bora Zemani ka pranuar dhuratën që i dërgoi Donaldi mbrëmë nga shtëpia e Big Brother.

Para se të përfundojë emisioni mbrëmë, Donaldi kujtoi që ishte tre vjetori i lidhjes së tij me Borën, dhe hoqi nga qafa varësen dhe një pako biskota e i gjuajti në anën tjetër të murit që rrethon shtëpinë si dhuratë për Borën.

“Arbana, amanet varësen”, e porosity Donaldi prezantuesen e emisionit, Arbana Osmanin, e si duket, kjo e fundit është kujdesur që t’ia kryejë porosinë.

Kështu, Bora duket se ka pranuar dhuratën e pervjetorit, pasi ka postuar fotografi me të në rrjetin social Instagram.

Shikoni sa bukur duket: