75 Mall Live Search
16:48 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bora rrezikon seriozisht ndeshjet e Kupës së Kosovës

Në fundjavë zhvillohen 3 ndeshje çerekfinale të Kupës së Kosovës derisa një tjetër zhvillohet të mërkurën e ardhshme.

Drenica – Gjilani, Prishtina – Vushtrria, Dukagjini-Ballkani dhe Liria-Feronikeli janë ndeshjet e kësaj faze të Kupës së Kosovës, shkruan indeksonline.

Por bora që ka rënë dhe po vazhdon të bie në territorin e Kosovës i ka rrezikuar seriozisht këtë ndeshje.

Përveç stadiumit “Fadil Vokrri”, që e ka fushën me drenazhim, stadiumet tjera ku do të zhvillohen ndeshjet nuk kanë infrastrukturë të mirë.

Ndeshjet tri ndeshjet tjera do të luhen në Skenderaj, Klinë dhe në Prizren.

Nëse vazhdojnë reshjet e borës atëherë ndeshjet rrezikohen të luhen ose do të luhen në kushte ekstrem të dobëta.

Ka pasur raste në të kaluarën, ku fushat e stadiumeve të Kosovës janë shndërruar në moçale. /IndeksOnline/