75 Mall Live Search
22:41 / E Diele, 21 Mars 2021 / AR

Bora rrëzon pemët në qendër të Prishtinës

Reshjet e shumta të borës kanë rrëzuar edhe pemët në qendër të Prishtinës, shkruan Indeksonline.

Kjo dëshmohet përmes fotografive të siguruara nga Indeksonline.

Për shkak të motit të keq, sot në Kosovë ka pasur edhe mjaft aksidente, por deri më tani nuk është raportuar ndonjë me fatalitet.

Ndërsa gjithandej, qytetarët janë ankuar për mospastrimin e rrugëve me ç’rast kanë hasur në vështirësi gjatë qarkullimit.