75 Mall Live Search
16:31 / E Premte, 26 Gusht 2022 / A. M.

Bora ruan videon e Beatrix dhe Donaldit duke u përqafuar, reagon këngëtarja

Sërish kthehet në vëmendje Bora-Donald-Beatrix! Tashmë një video po qarkullon kudo ku shihet qartazi se si prezantuesja Bora Zemani ka ruajtur një video të Donaldit dhe Beatrix, të cilët shihet duke u përqafuar.

Bora e ka shtuar videon tek “favorite” dhe videot e preferuara dalin me emra.

Ndoshta moderatorja nuk e ka ditur këtë gjë.Por nuk ka munguar aspak as reagimi i Trixës.

Ajo ka publikuar një video në TikTok ku ka ironizuar Borën pas veprimit të kësaj të fundit.

“Unë ktë e bëra kastile. Ti mund ta shtosh edhe këtë si të preferuar gjithashtu ‘baby girl’”, shkruan Trixa krahas videos.

@therealbeatrixramosaj

Une kte e bera kastile 😂 You can mark this as a fav too baby girl 💘😁🫶🏼 #fypシ #igot99problemsbutyouaintone

♬ original sound – 🪤🛖🪕