75 Mall Live Search
12:06 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / Blerim

Bora shkakton dëme në rrjetin elektrik në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se shkaku i reshjeve të dëborës është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në këtë qytet

Ai përmes rrjetit të tij social Facebook ka thënë se bora që ka rënë gjatë natës, ka shkaktuar avari në rrjetin elektrik.

“Ekipet e KEDS-it janë duke punuar në teren për riparimin e kësaj avarie”, ka thënë ndër të tjera Ramosaj