Bora zbukuron Prishtinën dhe pastron ajrin

Në vendin tonë po vazhdojnë të reshurat e borës, kjo pas një periudhe të gjatë me thatësi.
Madje, për shkak të motit të thatë, qytetarët tonë kanë vuajtur nga ajri i ndotur, e së fundmi nisën të shterrin edhe liqenet, transmeton Indeksonline.
Derisa, që nga pasditja e sotme, nisën të reshurat e shiut,të shoqëruara me erëra të forta e stuhi, duke përfunduar me borë, veçmas në viset malore.
Por, borë po bie edhe në qytete, përfshirë Prishtinën.
IndekSonline iu sjellë imazhe se si po duket kryeqyteti në këto orë të vona pas reshjeve të borës.
Ndërsa, mot i ngjashëm pritet të jetë edhe ditëve në vazhdim./Indeksonline



