09:48 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bora Zemani dhe Jonida Maliqi, në një projekt të përbashkët

Dje, Jonida Maliqi i ka bërë kuriozë të gjithë me postimin e saj në studiot “Tring”. Menjëherë u aludua për një bashkëpunim midis saj dhe Bora Zemanit.

Duket se çdo gjë është e vërtetë pasi sipas “Iconstyle”, bukuroshet do të bëhen bashkë në emisionin e ri “ADC”, por janë në pozicione të ndryshme. Bora do të jetë moderatorja e këtij emisioni, ndërsa Jonida pjesë e jurisë, për të zgjedhur veshjen më të bukur.

Në këtë “reality show” 10 stilistë të rinj do të garojnë me njëri-tjetrin për të prezantuar veshje të krijuara prej tyre. Mentor i tyre do të jetë stilisti i njohur, Ardi Asllani, një “akademi” televizive për këta të rinj. Fituesi i çmimit të parë do të shpërblehet me një atelie, të paguar për 1 vit.