12:04 / E Shtunë, 27 Prill 2024 / FR

Bora Zemani flet për Heidin, ja çfarë mendimi ka ajo për “kunatën”

I ftuar në emisionin e “Cherry on Top” nga Bora Zemani, ishte Ermal Mamaqi.

Gjatë puntatës së djeshme u komentua një prej banoreve të shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri ‘BBV3’. Bëhet fjalë për Heidin ku Ermal Mamaqi u shpreh se bën tifo për Heidin, sepse sipas tij është një vajzë simpatike me dialekt të bukur.

Por çfarë mendimi ka Bora për “kunatën” e saj?

Dhe pse nuk e kemi parë të flasë asnjëherë për Heidin, mbrëmjen e djeshme Bora u shpreh: “Simpatike, yll është ajo, s’kemi çfarë i themi”.

Rikujtojmë që Bora nga një sfidë e caktuar nga ‘Vëllai i Madh’ mundi të hynte vetëm njëherë në shtëpinë e ‘BBV3’ teksa aty e ka parë nga afër Heidin.