14:32 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bora Zemani fotosesion unik, e bukur dhe me stil

Bora Zemani përveç si një moderatore e suksesshme, është tejet aktive edhe në rrjetet sociale .

Bukuroshja zeshkane, së fundi ka lansuar linjën e saj të veshjeve “Bzzz Company”, të cilat po i promovon vet ajo.

Por, ndryshe nga veshjet unike dhe sportive, kësaj radhe Bora ka realizuar një fotosesion në një fustan të gjatë elegant.

Krahas “look”-ut, Bora dukej joshëse edhe në fytyrë, me grim të theksuar dhe flokë të shkurtra.

Ndryshe. Bora aktualisht është prezente me emisionin “Treshat”./Indeksonline/