Bora Zemani: Kjo foto u realizua pas 158 rrëzimesh!
				Moderatorja e njohur shqiptare Bora Zemani njihet si një personazh mjaft i njohur dhe i dashur për publikun shqiptarë.
 
Ajo përpos që ndiqet shumë në emisionet që i drejton, ajo është personazh tejet atraktiv dhe i ndjekur edhe nëpër rrjetet sociale.
 
Bukuroshja është e ndjekur në llogarinë e saj në Instagram nga më shumë se 300 mijë fansa.
 
Bora publikon vazhdimisht fotografi nga aktivitetet e saj. 
 
 Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi ku shihet në skijim duke shijuar borën. 
 
 Madje ajo ka shkruar se fotografinë e ka realizuar pas 158 rrëzimesh, duke treguar me shaka ajo ka thënë se më në fund kishte arritur të zbriste pistën e skijimit. /Indeksonline/


