75 Mall Live Search
14:22 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Bora Zemani nga shtëpia, uron Ditën e Verës pranë të birit

Banorët e Shqipërisë, ashtu si në shumicën e vende të botës kanë filluar vet-izolimin për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Edhe moderatorja e njohur, Bora Zemani ka treguar se ditët po i kalon e mbyllur në shtëpi pranë familjarëve të saj, shkruan Indeksonline.

Bora ka postuar një fotografi në llogarinë e saj të Instagramit ku shihet në përqafim të djalit të saj teksa uron Ditën e Verës.

“Gëzuar ditën e verës, nga shtëpia jone”, ka shkruar Bora sipër imazhit.

Ndryshe, Borën aktualisht e shohim në emisionin e përjavshëm “Treshat”./Indeksonline/