Bora Zemani nis emisionin me dy fjalë për Gjestin dhe vëllain e tij të ndjerë

Moderatorja Bora Zemani e ka hapur puntatën e radhës të emisionit “Për Shqiptarët” me një mesazh ngushëllimi, pas tragjedisë së aksidentit në Pejë, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i Gjestit.
Bora u shpreh se ky lajm i rëndë i ka prekur të gjithë, duke i dhënë rëndësi temës së humbjeve nga aksidentet rrugore, për të cilat ajo ka folur edhe në emisionet e kaluara.
“Në dy episodet e shkuara kemi folur për dy raste të ndryshme, për familje të ndryshme të cilat ishin prekur nga humbje të familjarëve të tyre prej aksidenteve rrugore. Sot dëgjuam një tjetër lajm tragjik që na ka prekur të gjithëve. Këtë herë aksidenti ka ndodhur në Kosovë ku humbi jetën një djalë. Ai quhej Eldjon dhe është vëllai i vogël i Gjestit, fituesit të BBVA 4″, u shpreh si fillim moderatorja.
“Kjo ngjarje na ka prekur shumë të gjithëve ndaj po e hap kështu këtë natë sonte ku në emër të gjithë Top Channel duam t’i shprehim ngushëllimet tona familjes Kelmendi dhe urojmë shumë të gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje kaq të madhe“, përfundoi Bora Zemani.