21:19 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Bordi i Drejtorëve të Telekomit: Fidel Krasniqi ka dhënë dorëheqje në dhjetor, po dezinformon!

Ish-Drejtori i Bordit të Telekomit, Fidel Krasniqi më herët publikoi një shkrim ku tregoi arsyet e dorëheqjes nga kjo pozitë.

“Akti me njerëzor tani që mund ta bëjë bordi i Telekomit është dorëheqja e parevokueshme e tyre. Mos i merrni në qafë 2300 apo 2600 – familjet e vendit ku shumica e tyre nuk kane ka ti mbajnë”, shkroi ai në facebook.

Por, përmes një sqarimi për media, Telekom ka thënë se ai ka dhënë dorëheqje me qëllim që të përzgjidhet si kryeshef e jo për qëllime morale, transmeton Indeksonline.

Në këtë sqarim thuhet se Krasniqi që nga dorëheqja e tij më shumë se tre muaj ka bërë presion tek anëtarët e bordit, menaxhmenti, si dhe ka qenë i përfshirë në forma të ndryshme në marrëdhënie kontraktuale me Z Mobile.

“Përkujtojmë që Fidel Krasniqi ka qenë pjesë e Bordit të Drejtorëve të Telekomit dhe duke pas pretendime më të mëdha edhe pse në kundërshtim me ligjin, që nga dorëheqja e tij më shumë se tre muaj më parë vazhdimisht ka bërë presione të ndryshme si anëtareve të bordit gjithashtu edhe menaxhmentit dhe ka qenë i përfshirë në forma të ndryshme në marrdhënjen kontraktuale të Z. Mobile”, thuhet në sqarim.

Më poshtë sqarimi i plotë i Telekomit:

SQARIM PËR OPINIONIN

Me qëllim që opinion të jetë I informuar drejtë dhe të përgjigjemi ndaj presioneve që po i bëhen Telekomit të Kosovës, Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës bënë këtë deklaratë sqaruese.

 Sot në media është dhenë një lajm kinse njëri nga antarët e Bordit të Drejtorëve, z. Fidel Krasniqi, ka dhënë dorëheqje kinse për qëllime morale.

Edhe kjo dezinformat ka për qëllim që të shtoj presionin ndaj Telekomit të Kosovës nga subjekte të ndryshme që kanë pretendime përfitimi nga Telekomi I Kosovës.

E vërteta është që Fidel Krasniqi ka dhënë dorëhqje në fillim të muajit dhjetor të 2018 (dhe ky vendim do t’i bëhet i ditur mediave) dhe bordi është plotsuar me antarë të ri tash e më shumë se tre muaj. Sipas informative nga vet z. Krasniqi, ai ka dhënë dorëheqje me qëllim që të përzgjidhet si kryeshef por ka qenë e pamundur pasi që z. Krasniqi ka pas konflikt interesi me pozitën që e ka pretenduar dhe si përfundim nuk është përzgjedhur nga Bordi i Drejtorëve.

 Përkujtojmë që z. Fidel Krasniqi ka qenë pjesë e Bordit të Drejtorëve të Telekomit dhe duke pas pretendime më të mëdha edhe pse në kundërshtim me ligjin, që nga dorëheqja e tij më shumë se tre muaj më parë vazhdimisht ka bërë presione të ndryshme si antarve të bordit gjithashtu edhe menaxhmentit dhe ka qenë i përfshirë në forma të ndryshme në marrdhënjen kontraktuale të Z. Mobile.

Lusim mediat dhe institucionet që të bëjnë kujdes dhe të përmbahen nga dezinformatat e tilla tendencioze.