Bordi i FBK-së merr vendimin e fundit

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka miratuar kërkesën e KB Peja për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll në datat 09-13 Shkurt 2022.
Skuadra nga Peja i ka plotësuar kushtet e përcaktuara në konkursin për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës.
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.