75 Mall Live Search
11:06 / E Enjte, 27 Mars 2025 / FR

Bordi i KRU “Gjakova” e largon përkohësisht nga puna kryeshefin Hasan Krasniqi

Kompania rajonale e ujësjellësit “Gjakova” e ka larguar përkohësisht nga puna kryeshefin e kësaj kompanie, Hasan Krasniqi.

“Për kohën e largimit të përkohshëm nga puna, komfront nenit 74 të Ligjit të punës, i punësuari kompensohet në lartësi prej 50% të të ardhurave personale”, thuhet në vendim.

Më tej thuhet se largimi i përkohshëm nga puna vlen për 6 muaj maksimumi.

Krasniqi u arrestua më 18 mars, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.