75 Mall Live Search
13:31 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Bordi i përkohshëm i ujësjellësit fillon “pastrimin”, liron nga detyra u.d e kryeshefit dhe ndërpret disa kontrata

Bordi i  përkohshëm i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “ Prishtina ”sh. a në mbledhjen e I-rë të jashtëzakonshme, të mbajtur më datë 7 Prill 2020, ka trajtuar me kujdes çështje të ndryshme që ndërlidhen  me veprimtaritë dhe performancën e përgjithshme të ndërmarrjes. Siç bëhet e ditur ky bord i përkohshëm ka marrë disa vendimeve të bazuara në raportet e Zyrë së Auditorit të Brendshëm  dhe ka marrë disa vendime, transmeton IndeksOnline.

Njëra ndër to është edhe shkarkimi nga detyra i ushtruesit të detyrës së kryeshefit si dhe ka ndërprerë disa kontrata. Po ashtu në këtë njoftim bëhet e ditur se do të shpallet konkurs për këtë pozitë dhe disa të tjera.

Ky është njoftimi i plotë:

Komunikatë nga Bordi i Drejtorëve të KRU ” Prishtina ” sh.a.

Prishtinë, 8 prill  – Të nderuar qytetarë, të nderuar konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “ Prishtina ”sh.a., të nderuar media elektronike dhe të shkruara të Republikës së Kosovës dhe ju bashkëpunëtorë të tjerë.

Bordi  i  Përkohshëm i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “ Prishtina” sh.a.  në mbledhjen e I-rë të jashtëzakonshme, të mbajtur më datë 7 Prill 2020, e martë ka trajtuar me kujdes çështje të ndryshme që ndërlidhen  me veprimtaritë dhe performancën e përgjithshme të ndërmarrjes.

Pas pranimit dhe trajtimeve të materialeve dhe Raporteve të ZKA-së dhe raporteve të Zyrës së Auditorit të Brendshëm dhe në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrje Publike (LNP), ka marë masa ndaj disa zyrtarëve të lartë të cilët nuk kanë qenë në nivel të detyrës dhe si rrjedhojë i kanë shkaktuar përformancë jo të mirë Kompanisë, andaj BD i përkohshëm duke u mbështetë në kompetenca të tyre që ju jep LNP në mbledhjen e parë të jashtëzakonshme mori disa vendime siç janë :

1.Ndërprerë Kontratën e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit,

2.Ndërprerë Kontratën Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv (zëvendës kryetarit)

3.Lirohet nga detyra Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv,

4.Janë caktuar ushtruesit e detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv dhe Zyrtarit Kryesor Financiar  dhe  të Thesarit,

5.Të shpallet konkursi për rekrutimin e pozitës së Kryeshefit Ekzekutiv, dhe Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit, kurse për pozitën e Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv mbetet që Bordi i Drejtorëve të shqyrtoj edhe njëherë nevojën për të pasur një pozitë të tillë në Ndërmarrje.

6.T’u bëhet ftesë shoqërisë civile dhe Ambasadës Angleze që të marrin pjesë në procesin e rekrutimit të këtyre pozitave për të siguruar një profesionalizëm dhe transparencë të plotë të këtij procesi.

Bordi i Përkohshëm do të vazhdojë që të trajtoj me kujdes të shtuar funksionet vitale të kompanisë për t’u siguruar që të ketë një furnizim të rregullt dhe të sigurt për qytetarët dhe të përmirësojë përformancën e saj.