75 Mall Live Search
12:38 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Bordi i ri i Telekomit thërret mbledhje, Kryeshefi e konsideron të jashtëligjshme

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka paralajmëruar ministren në detyrë Rozeta Hajdarin dhe anëtaret e bordit të përkohshëm të Telekomit se mbledhja e thirrur nga ky bord, përbën shkelje kushtetuese.

Ai në një përgjigje me postë elektronike pas ftesës për mbledhje, ka thënë se ajo është në kundërshtim me Statutin e Telekomit.

Sipas tij, statuti parasheh se njoftimi për mbledhje duhet të ketë agjendën dhe të dorëzohet së paku tri ditë para mbledhjes.

Istrefi ka thënë se në agjendë duhet të precizohet nëse kërkohet analizë e performancës apo shkarkime të pozitave të caktuara.