75 Mall Live Search
18:32 / E Enjte, 23 Dhjetor 2021 / LB

Bordi i RTK-së mban mbledhjen e parë me menaxhmetin

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës mbajti mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën kanë marrë pjesë dhjetë anëtarët e tij.

Në këtë mbledhje ka marrë pjesë drejtori i përgjithshëm i RTK-së, drejtori i zyrës ligjore dhe drejtoresha financiare.  

Në këtë mbledhje u diskutua për sfidat aktuale me të cilat po ballafaqohet RTK-ja. 

Bordi kërkoi informacione dhe sqarime nga drejtori i përgjithshëm lidhur me çështjet themelore të funksionimit të RTK-së; skema programore e RTK-së, strategjia për marketing, raportet financiare, strategjia për zhvillimin e mediave online të RTK-së, produksionet e jashtme, kontratat mbi shërbime, etj. 

Gjithashtu, në këtë mbledhje bordi i RTK-së kërkoi nga menaxhmenti: 

Të dërgohet projektbuxheti final për vitin 2022;

Të dërgohet skema programore për vitin 2022;

Të dërgohet një analizë dhe interpretim ligjor për të gjitha kontratat mbi shërbime që i ka RTK; 

Të dërgohet lista e të gjithë punëtorëve të cilët janë në pushim pa pagesë;

Të mos merret asnjë vendim për kontratat mbi shërbime dhe produksionet e tjera pa konsultim paraprak me bordin.