75 Mall Live Search
09:28 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Bordi miraton transakciobet e SHAL 51

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt, ku diskutoi dhe morri vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.


Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve miratoi, pas shqyrtimit, listën e aseteve të SHAL-it 53 si dhe miratoi transaksionet e SHAL-it 51 e cila u mbajt më 23 tetor 2019.

Bordi miratoi propozimin e menaxhmentit për qiradhënie të aseteve, ndërkaq me propozim te menaxhmentit gjithashtu miratoi futjen e NSH “Sharrprodhimi” në administrim direkt.


Për më tepër Bordi shqyrtoi dhe miratoi raportet rekomanduese dhe përfundimtare të njësisësë negocimit direkt.