Bordi vendos për fatin e Bekim Isufit, ja vendimi i fundit

Skuadra e Superligës, Ferizaji ka njoftuar se bordi i skuadrës ka aprovuar dorëheqjen e trajnerit, Bekim Isufi.
Skuadra njofton se është në bisedime me disa trajnerë dhe shumë shpejt do të emërohet pasuesi i Isufit.
“Sot bordi i klubit eshte mbledhur për të aprovuar dorëheqjen e trajnerit, Bekim Isufi.
Ne si klub e falenderojmë trajnerin Bekim Isufin për punën e bërë deri më tani, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdim.
Klubi jonë është në bisedime me disa trajner të njohur, për të zëvendësuar Bekim Isufin. Në ditët në vazhdim do të ju njoftojmë per trajnerin e ri të klubit tonë.
Deri në zgjedhjen e trajnerit, klubin do ta udhëheq, Burim Çerkini” thuhet në njoftimin e Ferizajit./Indeksonline/