75 Mall Live Search
10:25 / E Shtunë, 04 Dhjetor 2021 / A. M.

Borë dhe shi në Kukës, kjo është gjendja e rrugëve

Moti i ligë dhe me reshje të dendura shiu dhe bore në zonat malore ka shkaktuar probleme në qarkullimin e makinave në Kukës. Sipas komisionit të Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës, është bërë me dije se fatmirësisht të gjithë akset janë të kalueshme pa probleme.

“Gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit është shoqëruar me erë të fortë, reshje shiu me intensitet të lartë në gjithë territorin e Qarkut Kukës, ku në lartësinë mbi 500 m me reshje bore, shkruan ABC News.

Lartësia borës në Shishtavec 15 cm, në Valbonë 15 cm .

Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:

Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë  kohës për pastrimin e borës,  largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme.

Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.

Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës.

Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente”, thuhet në njoftimin e prefekturës.