10:13 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2023 / A. M.

Borë e madhe në Brezovicë, e hapur vetëm një korsi për automjete!

Gjendja në Brezovicë është e keqe pas të reshjeve të dendura të borës. Rrugët janë bllokuar derisa bora ka arritur në një metër.

Në pamjet e siguruara nga “Indeksonline” shihet se vetëm një korsi e rrugës është e hapur për automjete. Ndërsa, s’ka vende për parking.

Është rekomanduar që të mos shkohet në Brezovicë në këto kushte.